U Kry! Barcelona tregon se çka do të bëjë me Coutinhon në verë

News

Të vërteta apo jo, lajmet se Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona po qarkullojnë çdo ditë e më shumë nëpër rrjete sociale dhe këto vijnë nga burimet e afërta të klubit.

Së fundmi, ‘marca’ raporton se Barça ka vendosur se çka do ndodh me Coutinhon gjatë verës. Ky vendim është i bazuar edhe në atë se çka do bëjë braziliani gjatë kësaj periudhe 5-mujore.

Klubi blaugrana ‘NUK’ do ta shesë Coutinhon në verë pavarsisht formës së dobët që ai kalon. Megjithatë, raportohet se kjo gjë mund të ndryshojë nëse vjen ndonjë ofertë e madhe për lojtarin.

Nga klubet e interesuara thuhet se janë Manchester United dhe Chelsea. Këta të fundit duan Coutinhon që ta zëvendësojë Eden Hazardin, i cili me shumë siguri do zbarkojë në Santiago Bernabeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *