Punë e kryer, kjo është fanella e re e De Ligt

News

De Ligt do të luajë në La Liga.

Matthijs de Ligt do të jetë lojtari i Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Sikure raporton Sky Sports, gjithçka është në proces e sipër dhe palkët janë shumë pranë marrëveshjes.

Për kapitenin e Ajaksit nuk kanë munguar as ofertat nga klubet e Premier League, e në veçanti Manchester United që ishte i interesuar shumë për të.

Pak ditë më parë, ka qenë vetë lojtari, i cili në një deklaratë të tij ka thënë se ende nuk e ka vendosur se ku do të shkojë, por tashmë duket se çdo gjë po e merr një drejtim.

Kjo do të jetë blerja e dytë e Barcelonës në këtë sezon nga Ajaksi, pasi në janar arriti marrëveshjen për të nënshkruar me Frenklie de Jong. Të dy hollandezët do të luajnë në Camp Nou që nga viti i ardhshëm futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *