Lajmi keq për Barcelonën, lëndohet ylli skuadrës

News

Arthur Melo do të mungojë tri deri në katër javë

Barcelona ka njoftuar se mesfushori i talentuar brazilian, Arthur Melo, do të jetë jashtë fushave për së paku 3 javë, transmeton Gazeta Express.

Melo ishte titullar ditë më parë në Camp Nou në El Clasico kundër Real Madridit, sfidë e cila u mbyllë 1-1.

Lojtari nuk tregoi shenja lëndimi atë mbrëmje, por tani Barça zyrtarisht ka njoftuar se ai ka probleme muskulore në këmbën e majtë.

“Testet e kryera gjatë ditës së sotme vërtetuan se Arthur Melo ka probleme muskulore në këmbën e majtë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për rreth 3-4 javë”, shkruan barcellona në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Melo erdhi në Camp Nou për të zëvendësuar Andres Iniestas në merkaton e verës që lamë parë.

Fillimisht të gjithë kishin dyshimet e tyre për lojtarin që ende si kishte treguar cilësitë në Evropë, por sot, 22-vjecari është një ndër mesfushorët më të mirë në Evropë.

Ai vazhdimisht lëvdohet edhe nga legjenda e klubit katalonas, Xavi Hernandez – “kur e shoh atë duke luajtur, më duket se shoh veten”.

Melo ka bërë 27 paraqitje për Barcelonën deri më tani këtë edicion në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *