Barcelona s’ka të ndalur, gjen përforcimin e rri pas De Jong

News

Barcelona do t’i vazhdojë përforcimet edhe pas zyrtarizimit të mesfushorit Frenkie de Jong nga Ajax Amsterdam.
Barcelona planifikon vazhdimin e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi katalan zyrtarizoi blerjen e mesfushorit Frenkie de Jong nga Ajax Amsterdam, pas këtij sezoni.

Por, “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka në duar edhe një mesfushor tjetër, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Reprezentuesi francez duket se ka vendosur të largohet nga Parc des Princes dhe Barcelona e mirëpret në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *